Shtesat për fëmijë rriten nga viti 2027, ja sa para do të marrin familjet në Kosovë

Familjet në Kosovë pritet të përfitojnë më shumë mbështetje financiare përmes shtesave për fëmijë. Kjo pasi Qeveria ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2027, ku është paraparë rritja graduale e këtyre pagesave. Sipas planit të prezantuar, shtesat do të rriten nga 1 janari 2027, ndërsa procesi do të vazhdojë çdo vit deri në vitin 2030, kur synohet dyfishimi i shumës që familjet marrin aktualisht. Sa do … Vazhdoni leximin e Shtesat për fëmijë rriten nga viti 2027, ja sa para do të marrin familjet në Kosovë

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale për kontratën 12 milionë euroshe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës në cilësinë e të pandehurit, lidhur me hetimet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”. Rama është paraqitur në Prokurori i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Çerkini. Prokuroria ka konfirmuar se intervistimi lidhet me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në fokus të hetimeve është kontrata e vitit 2022, me vlerë … Vazhdoni leximin e Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale për kontratën 12 milionë euroshe

Policia s’mund t’ua mbajë patentë-shoferët më shumë se 8 ditë

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me konfiskimin e patentë-shoferëve, duke shpallur të paligjshëm paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2023. Sipas këtij vendimi, Policia mund ta mbajë përkohësisht patentë-shoferin deri në 8 ditë, por nuk mund ta mbajë dokumentin për muaj të tërë vetëm për shkak se qytetarit i është shqiptuar masa e ndalimit të vozitjes. … Vazhdoni leximin e Policia s’mund t’ua mbajë patentë-shoferët më shumë se 8 ditë

Dogana ndalon 121 telefona në Gjakovë, kontrollohen edhe banesa

Dogana e Kosovës ka ndaluar 121 telefona të markave iPhone dhe Samsung gjatë një aksioni kundër kontrabandës në Gjakovë. Kontrollet janë zhvilluar në një biznes që tregton telefona dhe në banesën që pronari e shfrytëzonte si depo. Sipas Doganës, për pajisjet e gjetura mungonin dokumentet që dëshmojnë prejardhjen e ligjshme dhe pagesën e detyrimeve doganore. Telefonat janë identifikuar përmes numrave IMEI dhe janë vendosur nën … Vazhdoni leximin e Dogana ndalon 121 telefona në Gjakovë, kontrollohen edhe banesa

Rasti i Arlinda Zekajt: 13 zyrtarë të suspenduar

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës po përcillet me masa ndaj zyrtarëve që kishin përgjegjësi në trajtimin e rastit. Deri më tani, 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtues të strukturave policore në Pejë, si dhe kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit, janë suspenduar nga detyra. Sipas gjetjeve preliminare të Inspektoratit Policor të Kosovës, urdhri mbrojtës për Zekajn nuk ishte dokumentuar si … Vazhdoni leximin e Rasti i Arlinda Zekajt: 13 zyrtarë të suspenduar

Nesër varroset Arlinda Zekaj

Arlinda Sylaj Zekaj do të përcillet nesër për në banesën e fundit, pasi jeta e saj u ndërpre tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 27 tetor, në orën 15:00, në fshatin Radavc të Pejës. Sipas raportimeve mediale, 49-vjeçarja kishte kërkuar ndihmën e institucioneve për shkak të problemeve dhe kërcënimeve … Vazhdoni leximin e Nesër varroset Arlinda Zekaj

Prokuroria nis hetimet për plagosjen e 28-vjeçarit në protestën e Tiranës

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë, po merr trajtim të specializuar në Itali, në përpjekje për të shpëtuar shikimin. 28-vjeçari u godit në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Pas operacionit urgjent në Spitalin e Traumës, ai u dërgua në Romë për trajtim të specializuar, ndërsa Prokuroria po heton rrethanat e plagosjes. Sipas raportimeve mediatike, … Vazhdoni leximin e Prokuroria nis hetimet për plagosjen e 28-vjeçarit në protestën e Tiranës

AMK këshillon qytetarët si të sigurohen për cilësinë e arit dhe argjendit para blerjes

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) u bën thirrje qytetarëve që gjatë blerjes së arit dhe argjendit të kontrollojnë vulën e verifikimit dhe të kërkojnë dokumentacionin përkatës, për t’u siguruar për pastërtinë dhe cilësinë e produkteve. Përmes laboratorit të specializuar, AMK analizon përbërjen e arit, argjendit, platinit dhe paladiumit, duke verifikuar nëse produktet i përmbushin standardet ligjore. Pas rezultateve pozitive, produktet pajisen me vulën përkatëse … Vazhdoni leximin e AMK këshillon qytetarët si të sigurohen për cilësinë e arit dhe argjendit para blerjes

TËRMET I FUQISHËM NË RAJON, LËKUNDJET NDJEHEN NË KOSOVË, SHQIPËRI DHE MAQEDONI TË VERIUT

Kosova sapo është goditur nga një termet.  Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Kosovës. Ndërkohë, burimet raportojnë se epiqendra e tërmetit është lokalizuar në Prizren, ku sipas matjeve të fundit, fuqia e goditjes ka arritur në 4.6 ballë. Vazhdoni leximin e TËRMET I FUQISHËM NË RAJON, LËKUNDJET NDJEHEN NË KOSOVË, SHQIPËRI DHE MAQEDONI TË VERIUT

Sheh Imami nga Kosova dënohet në Zvicër: 3.5 vjet burg për mashtrim miliona frangësh

Një “sheh-imam” 57-vjeçar nga Kosova është dënuar nga Gjykata e Dietikonit, afër Cyrihut, me 3 vjet e gjysmë burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për 3 vjet, për mashtrime sistematike që shkaktuan 1.5 milionë franga dëm. Sipas gazetës Tages-Anzeiger, ai kishte ndërtuar një skemë kriminale familjare, duke përfshirë gjashtë anëtarë të familjes dhe dy ndihmës. Para autoriteteve deklarohej si i varfër, ndërsa jetonte në një … Vazhdoni leximin e Sheh Imami nga Kosova dënohet në Zvicër: 3.5 vjet burg për mashtrim miliona frangësh